
TIRANË-Janë zbardhur përgjimet dhe komunikimet në WhatsApp mes Fredi Belerit dhe bashkëpuntorit të tij Pandeli Kokaveshit dhe Arsen Ramës para se të arrestoheshin për blerje votash në Himarë. Në dosjen e GJKKO, thuhet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka hapur një grup në aplikacioni WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Nga përgjimet rezulton se personat komunikojnë për marrjen e dokumenteve greke të disa qytetarëve, të cilët në këmbim do të japin votën për Fredi Belerin.
“Morëm iniciativën t’ju shtojmë në grupin aktual, sepse konsiderojmë se ndajmë të njëjtat ide dhe të një njëjtat shqetësime. Në rast se doni të na propozoni bashkëluftëtarë të cilët mund të shtojmë na dërgoni të dhënat e tyre me mesazh personal. Nëse rastis që nuk doni të merrni pjesë, ju lutemi shumë të na njoftoni me mesazh personal, në mënyrë që t’ju heqim nga grupi”,- ka shkruar Beleri gjatë nje komunikimi në grup, thuhet në dosjen e siguruar nga BallkanWeb.
Në bisedë Beleri iu kërkon anëtarëve të grupit foto dhe numrin e kontakteve të njerëzve me prejardhje nga Himara dhe premton se nëse fiton ata do të jetojnë në Tiranë dhe Vlorë. Më tej në një nga bisedat, bashkëpuntori i tij Kokaveshi e vendos në djeni për shtetasen Lika Ruçi, e cila interesohet për dy dosje në lidhje me dy vajza. Kokaveshi i shkruan Belerit se dosjet duhen çuar në konsullatë dhe më pas të kalohet 'maruli'( nënkupton lekët).
Pandeli: Lika Ruçi the nëse janë gati dosjet, për dy vajzat duhet t’i marrim e t’i çojmë në konsullatë, të kalojnë e të hidhet maruli.
Pas kësaj bisede një keqkuptim ka ndodhur mes kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe bashkëpuntorit të tij.
Pandeli: Je bërë shumë i bukur.
Beleri:Çfarë mu..n do?
Beleri: Nuk kuptoj
Pandeli: Të tërhiqesh nga budallallëqet e tua. Dhe ato që thua mbaji për vete.
Beleri: Akoma nuk kupton se çfarë shkruan?
Më tej në 10.05.2023, Arsen Rama ka komunikuar në telefon Fredi Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Beleri i ka thënë se do ta verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar.
Biseda me Arsen Ramën
D- Hë, ça bëre. Kam nja pesmet veta, kur do lësh takim.
F-Ç’janë ata?
D- Votues, të tutë!
F- Po nuk merrem me atë pjesë unë, po merrem ….
D- Ti e di, kam mbledhur, po do të ti sjell, ti takosh.
F- Nuk dua ti takoj, dua emrat.
D- Emrat, të të bëj listën, të ti sjell këtu.
F- Nuk duhet të mi sjellësh, do më sjellësh listën ti.
D- Po.
F- Edhe do i them unë..(nuk kuptohet).. për tu takuar po në qoftë se s’keni kontaktuar do të flasim prap bashkë.
D- Ok
F-Sot o vlla.
D- Sot, erdha!
Beleri është takuar me Ramën jashtë ambienteve të lokalit “G…”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara kanë biseduar lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar dhe shumën monetare që duhej të perfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhionisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky Beleri i ka premtuar shtetasit Arsen Rama se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të.
Pjesë nga dosja
Në orën 19:04:04 të datës 09.01.2023 i pandehuri Fredi Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Morëm iniciativën t’ju shtojmë në grupin aktual, sepse konsiderojmë se ndajmë të njëjtat ide dhe të një njëjtat shqetësime. Në rast se doni të na propozoni bashkëluftëtarë të cilët mund të shtojmë na dërgoni të dhënat e tyre me mesazh personal. Nëse rastis që nuk doni të merrni pjesë, ju lutemi shumë të na njoftoni me mesazh personal, në mënyrë që t’ju heqim nga grupi.”
Në datën 16.01.2023 ora 16:40:12 i pandehuri Fredi Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Mirëmbrëma të gjithëve dhe të gjithave. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje lokale do të donim t’ju luteshim të na dërgoni numrat e telefonave dhe të dhënat e telekomunikimit me miq, shokë, të afërm ose njerëz me prejardhje nga cilido fshat i bashkisë Himarë, të cilët mund të na ndihmojnë në betejën tonë dhe që jetojnë tani ekskluzivisht në dy qytete: Në Tiranë dhe në Vlorë, pavarësisht nëse votojnë në Himarë ose jo. Himara je ti.”
Pas këtij mesazhi, anëtarët e grupit fillojnë të dërgojnë emra dhe numra telefonash të personave të ndryshëm.
Nga këqyrja e komunikimeve të përkthyera nga gjuha greke të aplikacionit Whatsapp mes të pandehurit Pandeli Kokaveshit dhe përdoruesit të numrit 355697097510 (në përdorim nga i pandehuri Fredi Beleri konfirmuar nga vetë ai në deklarimin e tij) i regjistruar në telefon me emrin Mpeleris Al, konstatohet komunikimi:
2/20/2023 11:45:13 AM: pandelikokaveshi : (i dërgon foto të një karte qëndrimi të përherëshme Greke me foto dhe me emrin e shtetases Rozeta Guma e datëlindjes 06.10.1984, me datë lëshimi 08.12.2016 dhe datë skandence 05.11.2026.)
2/20/2023 4:57:52 PM: pandelikokaveshi : Lika Ruçi the nëse janë gati dosjet, për dy vajzat duhet t’i marrim e t’i çojmë në konsullatë, të kalojnë e të hidhet maruli (maruli quhet sallata jeshile, ndoshta nënkuptohet paraja)
2/20/2023 5:04:47 PM, Incoming call from Mpeleris Al
2/20/2023 5:06:40 PM: (Pandeli): Je bërë shumë i bukur.
2/20/2023 5:43:17 PM: Mpeleris Al: Çfarë mu..n do?
2/20/2023 5:43:27 PM: Mpeleris Al: Nuk kuptoj
2/20/2023 5:43:36 PM: Missed call from Mpeleris
2/20/2023 5:44:31 PM: pandelikokaveshi: Të tërhiqesh nga budallallëqet e tua. Dhe ato që thua mbaji për vete.
2/20/2023 5:47:56 PM: Mpeleris Al: Akoma nuk kupton se çfarë shkruan?
2/20/2023 5:48:21 PM: Mpeleris Al: Dhe këmbëngul.
Lidhur me komunikimin e mësipërm, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasit Rozeta Guma dhe Vasil Guma, të cilët kanë pranuar faktin se kanë biseduar me të pandehurin Pandeliun në lidhje me dokumentat e shtetësisë greke të Rozetës, në mënyre që të pyeste ai vetë ndonjë avokat të njohur të tij nëse kishte ndryshim të ligjit për nënshtetësinë greke.
Edhe më herët në dhjetor të vitit 2023 Prokuroria e Posaçme zbërtheu telefonin e Pandeli Kokaveshit dhe nxorri para trupës gjykuese provat që fajësojnin Belerin, mes të cilëve dhe një grup në WhatsApp, me emrin “Himara ime je ti”. Sipas SPAK në grup mes të tjerave diskutohej dhe për dhënien e parave të qytetarëve, por dhe sigurimi i dokumentave greke. Sipas akuzës, madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët:
“Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh”, shkruan Beleri!
Por avokatët e Fredi Belerit kanë deklaruar asakohe se bisedat nuk kanë lidhje me akuzat, madje u thas e telefoni i përkiste nënës së Kokaveshit.
Gjykata e Posaçme vendosi më 5 mars dënimin me dy vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ai është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli./ZËRI