
TIRANË- I dënuari me burg përjetë për vrasjen e Marigen Gjonajt në vitin 2015 mohon se është ai autori i krimit të rëndë. Edhe pse familjarët e të miturit të vrarë drejtojnë gishtin nga ai, Kristjan Cenaj ngul këmbë se nuk është ai vrasësi. Por shton se të afërmit e viktimës duhet të kërkojë për të gjetur se kush ua ka "gjakun borxh". Kështu, kërkon edhe nga shteti që të rihapë dosjen në mënyrë që të gjendet autori i vërtetë i vrasjes dhe zhdukjes së kufomës të së miturit.
“Uroj që familja të gjejë sa më para kush ia ka borxhin, ngushëllime nga më të sinqertat. I lutem gjithë shtetit shqiptar që t’i rikthehet kësaj çështje nga fillimi, të marrin të gjitha bisedat, të gjitha kamerat edhe të gjejë autorin e vërtetë, jo tek unë. Nuk kam lidhje me atë punë fare”, u shpreh Kristjan Cenaj.
Në vitin 2015, Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t'i vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt. Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjeçarit. Edhe asokohe, Kristjan Cenaj, pretendonte se nuk ishte ai vrasësi./ZËRI