
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin, i njohur dhe me pseudonimin si i ‘forti i Myslym Shyrit’. Cukali dyshohet si i përfshirë në tentativat për të vrarë dy biznesmenët, Gjon Mena dhe Artion Bylyku.
Në total SPAK ka kërkuar 84 vite burg për të gjithë anëtarët e grupit të Cukalit, të cilët përveç atentateve ndaj biznesmenëve, akuzohen dhe se kanë kërcënuar gjyqtarin Paulin Paplekaj si dhe iu është gjetur arsenal armësh. Kështu SPAK ka kërkuar nga 8 vite burg për të penduarit Ermond dhe Enver Jamaku, 22 vite burg për Blendi Dedën dhe 21 vite për Paris Prengën.
Cukali akuzohet se ka porositur atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mema më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz. Automjetit tip BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol, i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale.
Ndërkohë që atentati ndaj Bylykut ka ndodhur në vitin 2019, ku ai u tentua që të vritej me një minë me telekomandë. Për ngjarjen u vunë në pranga asokohe Paris Prenga dhe Blendi Deda.
Kush është Gjergj Cukali?
Cukali akuzohet si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz më 9 shkurt të vitit 2021. Ai njihet ndryshe si i forti i ‘Myslim Shyrit’ ndërsa ka mohuar njohjen me “shënjestrën” në Kamëz.
Policia për atentatin me tritol në Kamëz, arrestoi Gjergj Cukalin dhe dy vëllezër, Ermond Jakimi 24 dhe Enver Jakimi 33 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Gjergj Cukali është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit dhe është shpallur subjekt i OFL, duke kaluar në filtër pasurinë e tij.
/ZËRI