
GREQI- Zbardhet atentati ndaj një 39-vjeçari në Greqi. 37-vjeçari shqiptar Geni Cato nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi është marrë zyrtarisht nën akuzë për "tentativë vrasje" ndaj bashkëkombasit të tij, teksa ky i fundit ishte në makinë me të ëmën. Emri i shënjestrës së atentatit nuk është bërë me dije nga mediat greke.
Tentativa për vrasje ka ndodhur dhjetorin e kaluar, konkretisht më 8 dhjetor, pak para orës 6 të mëngjesit. Dy persona të maskuar dhe me motoçikletë i janë afruar furgonit në të cilin lëvizte 39-vjeçari dhe nëna e tij. Në momentin që ishin paralel me furgonin, pasagjeri i motorit hapi zjarr drejt shoferit, por për fat, asnjë nuk e kapi.
39-vjeçari në gjendje shoku nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me personin që kishte tentuar t'i merrte jetën. Në Polici, ai tha se kishte tentuar që t'i ndiqte autorët, por nuk ia kishte dalë. Vëllai i shënjestrës, i cili zotëron furgonin, tha se mund të kishte qenë ai objektivi i sulmit për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore që ka pasur për tregjet e rrugës. Madje ishte sulmuar një muaj para tentativës për vrasje, ngjarje të cilën e kishte raportuar në Polici.
Autoritetet identifikuan një të dyshuar nga kamerat e sigurisë prillin e kaluar. Ai ka qenë një i njohur i vjetër i familjes dhe "shqetësim" për autoritetet greke që në vitin 2011. Ndaj tij janë ngritur mbi shtatë çështje penale, ku më e rënda është ajo në vitin 2014 për "organizatë Kriminale".
Ndërkohë që është në kërkim për tentativën e vrasjes së 39-vjeçarit, ai u arrestua për vendosje eksplozivi në disa pika karburanti në Athinë.
Sipas autoriteteve, i pandehuri është ai që ka qëlluar 39-vjeçarin, ndërsa avokati i tij, Alexandros Papaioannidis, tha për Neëpost se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret.
“Nuk ka asnjë ADN që e identifikon dhe as ndonjë element tjetër që e “vlen” . Ai nuk e njeh 39-vjeçarin dhe nuk ka asnjë kontakt me mjedisin e tij. Në pyetje do të ekspozojmë te gjitha faktet,"-tha avokati.
Tani të dy palët e kanë dhënë versionin e tyre, drejtësia e ka fjalën e fundit./ZËRI