Aktualitet

EMRI/ Kush është lezhjani që mori peng fëmijët në Durrës, RENEA e gjen gjysmë të zhveshur në banesë

Policia thotë se për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të jepet informacion në vijim

Zeri
EMRI/ Kush është lezhjani që mori peng fëmijët në
Pamjet nga arrestimi

DURRËS- Aleks Marku, 40-vjeç me origjinë nga qyteti i Lezhës, është babai që mori peng dy fëmijët e tij në qytetin e Durrësit, dhe qëlloi me breshëri arme.

Policia lokale e Durrësit, ka kërkuar ndërhyrjen e RENEA-s për neutralizimin e 40-vjeçarit, i cili kishte marrë me qera për një javë banesën ku ndodhi ngjarja.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Siç shihet dhe nga pamjet, në momentin e arrestimit, 40 vjeçari ka qenë i zhveshur nga mesi e sipër, ndërsa në banesë u gjet arma e zjarrit tip kallashnikov, si dhe disa gëzhoja plumbash.


Fëmijet 6 dhe 11 vjeçar kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime, dhe tashmë po iu jepet ndihma mjekësor. Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë Markun që të marrë peng dy fëmijët e tij, dhe më pas edhe pas thirrjeve të RENEAs ka bërë rezistencë dukë mos u dorëzuar.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB