Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 5 vjet burgim për drogë, arrestohet 49-vjeçari në Pukë

Gega akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. 

E.K
EMRI/ I dënuar me 5 vjet burgim për drogë, arrestohet
Foto ilustruese

PUKË- Kastriot Gega, 49 vjeç është vënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Pukës në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", pasi ishte shpallur në kërkim. Gega akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar Gegën, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje. Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kultivimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Kastriot Gega, 49 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa./ZËRI

Poll

MOS HUMB