Aktualitet

EMRAT- Vrasja e 52-vjeçarit në Mat, identifikohet viktima dhe autori

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit, ku Mata pasi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu Petrit Puplës ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin.

f.t
EMRAT- Vrasja e 52-vjeçarit në Mat, identifikohet viktima dhe autori
foto ilustruese

MAT-Zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit në Burrel. Mësohet se është vrarë me armë gjahu 52-vjeçari Petrit Pupla. Ndëkohë autori i ngjarjes së rëndë është Islam Mata 63 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit, ku Mata pasi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu Petrit Puplës ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin.

Raportohet se shkak për ngjarjen është bërë një plagosje e ndodhur në vitin 2013.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/informacion paraprak. Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB