
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Fier, ku mbeti i plagosur 26-vjeçari, Daniel Braçi. Mësohet se riu, i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë nga polici, Shkëlqim Jahelezi për motive të dobëta rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
26-vjeçari është një person i njohur për Policinë, pasi në vitin 2019 rezulton se ka qenë përsëri pjesë e një ngjarjeje me efektivë.
Në 31 gusht 2019, pas një konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe mjete prerës, katër shtetas, Braçi, ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër.
Mbrëmjen e sotme Daniel Braçi u konfliktua me një efektiv të Policisë së Fierit. I riu tentoi të futej në një rrugë të bllokuar të qendër të Fierit. Në momentin që u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi. Ky i fundit sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, në kushtet e e vetëmbrojtjes qëlloi me armën e shërbimit, duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin./ZËRI