Aktualitet

Ballë për ballë, Këlliçi i kërkon sqarime në zyrë Dyrmishit, prokurori: Më ke shpëtuar jetën, s'të vras!

Edhe pse disa herë Arnisa i kujton se e ka shqetësuar shumë, atë dhe bashkëshortin e saj, ai e ndërpret gjithmonë duke ngulur këmbë se ka qenë i pirë.

k.m.
Ballë për ballë, Këlliçi i kërkon sqarime
Arnisa Këlliçi, Adriano Dyrmishi dhe Artan Gjermeni

TIRANË- ZËRI ka siguruar ballafaqimin mes gjyqtares Arnisa Këlliçi dhe prokurorit Adriano Dyrmishi. Me kërkesë të gjyqtares, ai i shkoi në zyrë dhe mes puthjeve dhe përqafimeve i kërkon falje. Edhe pse disa herë Arnisa i kujton se e ka shqetësuar shumë, atë dhe bashkëshortin e saj, ai e ndërpret gjithmonë duke ngulur këmbë se ka qenë i pirë. Po ashtu, prokurori i përmend disa herë se Këlliçi i ka shpëtuar jetën por nuk përmendet se përse.

"Një njeri që të shpëton jetë nuk vritet. Ti më shpëtove jetën."

Gjithashtu i liston edhe momentet e vështira në familje që e çuan që të gjente strehë tek pijet alkoolike. Por edhe pse bie dakord  me të, sërish duket se Arnisa nuk e beson. Megjithatë i kërkon që të sqarohet edhe me kancelarin e Gjykatës (e përmendin me emrin Donald), sepse ndryshe është turp. Gjatë bisedës përmendin edhe persona të tjerë, mes tyre edhe ish-gjyqtarin me të cilin dyshohet se gjyqtarja ka pasur një marrëdhënie romantike. Madje edhe për ta ZËRI ka siguruar mesazhet që kanë shkëmbyer dhe kërcënimet që "X" i ka bërë Këlliçit. 

"Ai më i zgjuari në këtë mes,"-thotë Këlliçi për "X". Por përse? Si futet ai në këtë histori dhe cila ishte kjo dosje, e cila ka ndikuar dhe ka shfazuar aq shumë prokurorin saqë kërcënoi mikeshën e tij? Nuk dihet nëse Prokuroria i ka këto përgjime të regjistruara nga Këlliçi, por deri më tani asnjë nga këto pyetje nuk ka marrë përgjigje.

Ç'ka ndodhur me gjyqtaren?

Fillimisht ishte kancelari i gjykatës (Donaldi ai që përmendet në bisedë) ai që bëri një kallëzim ndaj prokurorit Adriano Dyrmishi. Ky i fundit dyshohet se e ka telefonuar kancelarin, e ka fyer dhe më pas ka përmendur dhe gjyqtaren Këlliçi në telefonatë. Lajmi u publikua në media dhe gjyqtarja u mor në mbrojtje. Sot, Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Ky vendim i prokurorisë së Tiranës erdhi pasi gjyqtarja kërkoi që çështja të hetohej në një tjetër prokurori, pasi prokurori Dyrmishi të cilin ajo e akuzoi si kërcënues punon në këtë prokurori.

PJESË NGA AUDIO:

Arnisa Këlliçi: Hë mo, më vrit njëherë mua ti tani!

Adriano Dyrmishi: Ti beson që personi që të shpëton jetën nuk vritet dhe nuk shahet. Ta nisim që këtu

Arnisa Këlliçi: Më vrit. Më ke prishur gjakun, të kam rënë, të kam pritur këtu deri në orën 5 këtu si qen. Kam lënë fëmijët.

Adriano Dyrmishi: Po merrem me Apelin se nuk po marr dot informacion këtu.

Arnisa Këlliçi: Një sekondë këtu.

Adriano Dyrmishi: Ka filluar nusja ankthin ilaçet. Më lër se po merrem me çështjen mëmë që më shpëtove ti.

Arnisa Këlliçi: Boll, boll! Se nuk di asgjë në lidhje me këto punë. E ke marrë në 12 të natës i ke thënë...

Adriano Dyrmishi: Po, e kam sharë.

Arnisa Këlliçi: Ty edhe asaj k*****

Adriano Dyrmishi: I nisa dhe mesazh. Jo k* jo.

Arnisa Këlliçi: Po. Ti e ke dashnore i kë thënë.

Adriano Dyrmishi: Nuk i kam thënë këtë llaf.

Arnisa Këlliçi: Mirë unë po të them çfarë më ka thënë. 

Adriano Dyrmishi: Nuk të kam sharë, i kam thënë emrin tënd që ai të bënte lidhjen dhe e di pse e bëra?

Arnisa Këlliçi: Shikoni...

Adriano Dyrmishi: Sepse një njeri që ka ngrënë bukë do më thoshtë.

Arnisa Këlliçi: I ke thënë do ta shikoni se ça do iu bëj unë ty dhe asaj, unë do iu vras.

Adriano Dyrmishi: Kam qenë në gjendje të dehur dhe të shkatërruar nga çështja mëmë.

Arnisa Këlliçi: Më dëgjo këtu deri në fund, të lutem se e kam dmth se jam pa gjumë. Të them unë që jam pa gjumë. I ke thënë do e vras. Dua të më shikosh në sy dhe të më thuash hajde më vrit mua.

Adriano Dyrmishi: Një njeri që të shpëton jetë nuk vritet. Ti më shpëtove jetën

Arnisa Këlliçi: Hajde më vrit mua këtu. Këtu jam përballë. 

Adriano Dyrmishi: *i bën puthje

Arnisa Këlliçi: Më e poshtra të isha unë.

Adriano Dyrmishi: Jemi njerëzit tanë. Unë e kam motrën mikën më të afërt. Më bëre nderin e jetës. 

Arnisa Këlliçi: Nuk të kam bërë asgjë mo. Ku të kam hyrë ty në hak?

Adriano Dyrmishi: Nuk më ke hyrë gjë, më ke bërë nder. Nuk më ke hyrë më ke bërë nder. Nuk shahet as për Kanun.

Arnisa Këlliçi: Nuk më ke sharë?

Adriano Dyrmishi: E kam përmendur emrin tënd që ai të bënte lidhjen.

Arnisa Këlliçi: Ore më dëgjo. Ore të ka regjistruar po të them.

Adriano Dyrmishi: Ore dakord të më regjistrojë ta nxjerri. Më lër një sekondë. Përmenda emrin tënd sepse ai duhet të më thoshte mua për hallin që kisha se kam ngrënë bukë me të.

Arnisa Këlliçi: Me mua ke gjë?

Adriano Dyrmishi: Më vjen keq ou. Kam pasur respektin...pyeti të gjithë këta kur erdhe, shyqyr që erdhi një e saktë. Pyet se i ke vërdallë. Po shyqyr që erdhi një e saktë. Në formim dhe si njeri. Fjalët më të mira për ty nga të gjitha anët. Nuk kam unë arsye  

Arnisa Këlliçi: Nuk i ke thënë asnjë llaf?

Adriano Dyrmishi: Ore më vdekshin të dy kalamajt. Duke sharë atë je përmendur ti që ai të kuptonte që atë që u bë nëse ka dëgjuar diçka për mua si unë dëgjova për të, i vete në shtëpi unë. A e di? Për këtë sharjet nga mllefi im i dehjes. Që një mik që kam ngrënë bukë nuk më lajmëron. Ky është i gjithë thelbi i gjësë. Unë po merrem...

Arnisa Këlliçi: Unë nuk dua të di fare për asgjë. Unë tani doja që të të kisha këtu përballë dhe të shikoja sesi do më vrisje.

Adriano Dyrmishi: Kurrë nuk do të të vrisja. *Çohet e puth prapë. E pe?

Arnisa Këlliçi: E kupton Nisën se unë kam një problem.

Adriano Dyrmishi: Ke një budalla që në orën 12 i dehur mori dikë për t'ju mllefosur

Arnisa Këlliçi: Mos pi vëlla!

Adriano Dyrmishi: Ore kisha hall të madh

Arnisa Këlliçi: Mos pi se do degradosh

Adriano Dyrmishi: Unë nuk pi kurrë po shpërtheva njëherë.

Arnisa Këlliçi: Do degradosh

Adriano Dyrmishi: Po nuk pi kurrë moj

Arnisa Këlliçi: Dakord në rregull

Adriano Dyrmishi: U mllefosa me atë që duhet të më kishte lajmëruar se ka ngrënë bukë.

Arnisa Këlliçi: Nuk dua të di asgjë në lidhje me këtë punë. Kërcënimet ndaj meje jo.

Adriano Dyrmishi: Nuk kam arsye

Arnisa Këlliçi: Sepse unë nuk kam frikë nga asgjë.

Adriano Dyrmishi: Nuk e vë në dyshim por nuk kam arsye.

Arnisa Këlliçi: Nuk e di fare relatën time me B.M

Adriano Dyrmishi: Nuk e di fare. B më *iu nënën mua.

Arnisa Këlliçi: Di gjë ti çfarë kam unë me B.M.? Dhe çfarëdolloj marrëdhënie të ishte ajo, nuk i takon askujt të futet në këtë zallamahi. 

Adriano Dyrmishi: Unë nuk di gjë fare po më futi B.

Arnisa Këlliçi: Ore ti.

Adriano Dyrmishi: Po më futi ai, do arrestoheni, e të nesërmen s’po gjejmë gjë tha. Kaq o motra ime kaq tha.

Arnisa Këlliçi: Mirë. Kur nuk e di sa herë ulem unë me B.M. nëse ha, nëse pi, mos u fut në këtë zallamahi.

Adriano Dyrmishi: Më futën.

Arnisa Këlliçi: Unë as numrin e telefonit nuk të kisha ty

Adriano Dyrmishi: As unë ty, imagjino

Arnisa Këlliçi: Ia mora kancelarit. Unë nuk kam pasur asnjëherë asgjë.

Adriano Dyrmishi: Kurrë për këtë të konsideroj shumë të afërt në këtë godinë. Kam nja 5-6 njerëz që i kam hasëm. .

Arnisa Këlliçi: Gjërat eskalojnë shumë shpejt. Nëse konstatoj në ndonjë moment që këtë bisedë që kemi bërë bashkë nuk po tregohesh i sinqetë bashkë e kemi

Adriano Dyrmishi: Po të shijoj në sy.

Arnisa Këlliçi: Herë tjetër më thuaj ça pi, ça rakie skrapari ta pimë edhe ne dhe ti japim dum. 

Adriano Dyrmishi: Ke ngrënë disa herë bukë më të, i takonte atij *nuk kuptohet...?

Arnisa Këlliçi: Nuk dua ta di asgjë në lidhje me kë pi. E kam vetëm këtu. Se është shumë e rëndë që një prokuror të kërcënojë me jetë një gjyqtare. Është shumë e rëndë.

Adriano Dyrmishi: Po shava atë moj.

Arnisa Këlliçi: A më kupton?

Adriano Dyrmishi: Thjesht të përmenda tek ai.

Arnisa Këlliçi: Unë të kërkoj më emër që të vish dhe të sqarohesh dhe ti mua më lë mesazhet seen po pse?

Adriano Dyrmishi: Më lër o se dje çova nusen për ankthin

Arnisa Këlliçi: Po pse nuk më the? O Nisa nuk jam mirë

Adriano Dyrmishi: Lë kalamajt rrugëve, më erdhi nusja e Erit më çoi nusen për ankth moj.

Arnisa Këlliçi: E mora vesh. Më thoshe Arnisa nuk mundem, do vij do sqarohem nesër. Kaq

Adriano Dyrmishi: Unë nuk po llogjikoj më, kam 4 ditë që fle gjumë. Ia thonjtë e mi. I zhgrrapa.

Arnisa Këlliçi: Dhe unë me Kejdin me burrin tim. Që unë e kam shok jete. Mes meje dhe atij nuk futet dot kush në asnjë lloj forme. Dhe ai ka qenë shumë i shqetësuar dhe më tha zgjidhe ballë për ballë këtë muhabet. Dakord?

Adriano Dyrmishi: Ok. Do më bësh kafe, pimë cigare?

Arnisa Këlliçi: Një cigare do ta pi. U mpleks keq ky muhabet, u mpeks shumë keq.

Adriano Dyrmishi: Ore u mpleks po unë nuk di gjë fare. Isha në Kombinat tek dajot kur më erdhën. Nuk di gjë fare

Arnisa Këlliçi: Mirë, e mora vesh

Adriano Dyrmishi: Atë M. e kam ndër njerëzit më të afërt. Më dha të njohur vetë, kemi pirë kafe, kemi pirë cigare. Rexhepin e kam gjetur atë, kemi pirë kafe, jemi nga e njëjta zonë. Njihemi si rraca. Kaq e njohur se tani ka ardhur thashë. Na shpëtoi jetën. Dakord i thashë. Më lër ta falenderoj unë në një formë tjetër

Arnisa Këlliçi: Është për të vënë mend.

Adriano Dyrmishi: Kush e ka gjetur kancelari? Po pse nuk më tha ai unë e kam mik? Kam ngrënë bukë.

Arnisa Këlliçi: Po mbase nuk e ka ditur fare.

Adriano Dyrmishi: Po më tha B.

Arnisa Këlliçi: Po boll tani. Po mjaft.

Adriano Dyrmishi: Si është puna? Se ka ditur kancelari i ka thënë Arnisës më shaka tha. E verifikoi ai

Arnisa Këlliçi: Boll, o boll thuaj. Po timen kush e ka ditur Naureda Llagami? Po ta sqaroi me Nauredën.

Adriano Dyrmishi: Kaq më tha B. Erdhi T. më takoi kaq.

Arnisa Këlliçi: Mirë. Shko sqaroje dhe me të thuaji isha pijëshëm.

Adriano Dyrmishi: E sqaroj se e kam pasur mik. I kërkoj falje

Arnisa Këlliçi: Edhe mos u tollofit me asnjë muhabet tjetër. Shiko shëndetin, familjen edhe miqësitë

Adriano Dyrmishi: Po ne jemi miq

Arnisa Këlliçi: Unë po kuptoj se nuk paskam. Unë s'paskam asnjë mik.

Adriano Dyrmishi: Në këtë godinë kisha 2 veta njerëz, të dy më ikën. Kaq kam unë. Nëse pija kafe tek gjykata me ndonjë prej tyre, tani ulem vetëm.

Arnisa Këlliçi: Me vërte? Po se Beni më tha nuk e kam mik. Unë dy herë e kam parë tha. Ja pra po ta them unë. Po

Adriano Dyrmishi: Po tani ça të të them unë. Unë me Benin pija kafe përditë.

Arnisa Këlliçi: Kështu më tha. Nuk më duhen ato gjërat e tjera

Adriano Dyrmishi: Është turp për ne se jemi nga e njëjta zonë, ti njeh edhe hallën time. Është turp që të përfundojmë në këtë pikë. Që është tollovitur muhabeti në këtë pikë është turp për ne. Unë kërkoj falje nëse ke ndonjë mini-shqetësim që e kam krijuar unë. 1000 herë falje dhe bashkëshortit tënd. Nuk ka të bëjë me ju. 

Arnisa Këlliçi: Herë tjetër, gjërat edhe po ti shikosh mendoji si janë edhe si duken. Ka një parim ai filozofi thotë orë e pashë, po a jam i sigurtë sesi e pashë?

Adriano Dyrmishi: Më është bërë një nder jete dhe kaq. Jo e besoj, jo nuk e besoj thotë B. Bëj çfarë të duash ti vëlla. Unë kam hallet e mia

Arnisa Këlliçi: B. është më i pashqetësuari në këtë mes

Adriano Dyrmishi: Bëri golin ia hodhi pa lagur dhe mua nusja më ka shqetësime. Vajza ka 3 ditë, është 13 vjeçe, që vetëm qan se na sheh ne të pezmatuar.

Arnisa Këlliçi: Është më i zgjuari në këtë mes.

Adriano Dyrmishi: A na e futi ne të dyve? I lumtë bytha!

Arnisa Këlliçi: Bravo

Adriano Dyrmishi: Nëse deri dje pija kafe, sot nuk pi më kafe.

Arnisa Këlliçi: B. duhet të merret me pensionin e vetë dhe ta shijojë. Kaq.

Adriano Dyrmishi: Kam pirë 2 herë kafe nuk pi më, më fute ti mua në qorrsokak. B. dhe bytha e T. Llogaris unë T. E llogaris unë të. I vuta plakës 2 bajpase, e largova nga Tirana mos i ndodhi gjë.

Arnisa Këlliçi: Unë babin e kam me Alzhaimer që vjen dhe më thotë të ta nxjerr makinën të shkosh në Krujë. Edhe unë kam halle. Kam pasur shumë halle. Madje jo një. Kështu që...

Adriano Dyrmishi: Hajde të të përqafoj se të shoh në sy kur të flas./ZËRI

Poll

MOS HUMB