Aktualitet

'Bleva paruke, bëra make-up'/ Tafani u maskua si grua për ekzekutimin e “ushtarit” të Aldo Bares

Pas Elton Mermalit alias Alban Semakut, Haxhiu donte 'kokën' e Rexhep Ginës. Edhe këtë detyrë e kishte përsipër ta përfundonte Artan Tafani! 

k.m.
'Bleva paruke, bëra make-up'/ Tafani u maskua si grua për
Artan Tafani

TIRANË- Eliminimi i të gjithë anëtarëve të bandës, apo dhe mbështetësve të Aldo Bares duket se ka qenë puna kryesore për të cilën shqetësohej Laert Haxhiu. Pas Elton Mermalit alias Alban Semakut, Haxhiu donte 'kokën' e Rexhep Ginës. Edhe këtë detyrë e kishte përsipër ta përfundonte Artan Tafani! 

Planin e kishte shumë të qartë. Ishte veshur si grua!

“Shkova tek një vend lartë varrezave të Lushnjës. Vesha një fund të zi grash të gjatë, një xhaketë blu pak të gjatë, maskë me fytyrë njeriu pa flokë të cilës i bëmë make up ku vendosëm qerpikë dhe vetulla se nuk kishte, një palë paruke të gjata ngjyrë të verdhë dhe atlete,”- rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

I maskuar, Tafani bën një xhiro rreth lokalit dhe shquan shënjestrën të ulur në një tavolinë. Pak më tutje ishin dy persona të tjerë. Njëri prej tyre po e vëzhgonte gjithë kohën pasi i dukej person i dyshimtë. Kështu që Tafani ikën! Vrasjen pretendon se mund ta kishte kryer, por nuk kishte pasur dëshirë. 

“Unë mund ta vrisja Rexhepin sepse kur kalova e kisha përballë por nuk doja. Kjo pasi Laerti më kishtë nxehur shumë gjatë rrugës kur më merrte në telefon dhe bërtiste e shante. Laertit I thashë që nuk ishte aty,” rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Duke dyshuar te Tafani, Laerti komunikon me informatorin e tij në terren. Ai i tregoi se në të vërtetë Rexhep Gina ishte larguar. Kjo e beri që të besojë versionin e Tafanit. Megjithatë, nuk tentoi më të hiqte qafe Ginën. Edhe për këtë rast, nuk dihet shkaku!/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB