
TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar pranë Operas në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë, ku disa gra kanë ndërhyrë për të penguar policinë të shoqërojë një të mitur.
Efektivi ka tentuar të shoqërojë të miturin, por është kundërshtuar nga qytetaret, të cilat i kanë dalë përpara dhe nuk kanë lejuar që ai të largohet me policinë. Në pamjet e siguruara, njëra prej grave dëgjohet duke i bërtitur efektivit dhe duke i kërkuar të largohet.
Përpjekja e policisë për shoqërimin e të miturit nuk është realizuar, pas ndërhyrjes së grave që u vunë në mbrojtje të tij./ZËRI
Poll