foto nga vendi i ngjarjes
PATOS- Pasditen e sotme në zonën e Marglliçit në Patos ka humbur jetën një 46-vjeçar në rrethana që dyshohet se lidhen me kontaktin me energjinë elektrike. Viktima është identifikuar si Ermal Debrova, me profesion elektriçist. Sipas të dhënave paraprake 46-vjeçari ka qenë duke punuar në një shtyllë kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit./ZËRI
Poll