Aktualitet

‘E vrava shokun me kaçavidë’! Zbardhet dëshmia e shqiptarit në Itali: Iliri më kërcënonte

Miri Gurra tha se viktima e ka kërcënuar me jetën e fëmijëve.

D.XH
‘E vrava shokun me kaçavidë’! Zbardhet dëshmia e
Vrasja ne Itali

ITALI – Ilir Dervishi, 47 vjeç u vra nga bashkëkombasi i tij, Miri Gurra në shtetin fqinj. Ngjarja fillimisht u raportua si aksident automobilistik. Por, pas hetimeve, rezultoi se Dervishi kishte plagë në bark. Krimi i rëndë ndodhi më datë 17 shtator 2023. Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e të dyshuarit Gurra, që ka thënë në polici se viktima e ka kërcënuar.

Shkrimi i mediave italiane:

Autori i dyshuar i vrasjes, Miri Gurra ka thënë përpara hetuesve italianë se është kërcënuar nga ana e Dervishit. Ai tha se pas kërcënimeve, ka kapur një kaçavidë dhe e ka goditur pa ndaluar. “Pasi kalova Ferrarën, fillova të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit. Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, tha ai.

Nga hetimet, ka rezultuar se viktima ka marrë rreth 100 goditje me thikë. “Ndërsa e godita ai më tha “Çfarë po bën? Kemi fëmijë për të rritur?” dhe unë iu përgjigja: “Do të bëj atë që doje të bëje me mua dhe familjen time”, ka thënë Gurra. Sipas Gurrës, viktima e ka kërcënuar dhe përndjekur dhe prandaj e ka vrarë.

Miri Gurra ka deklaruar se gjatë rrugës, Ilir Dervishi i ka thënë se përpara disa ditësh, kishte vdekur në një aksident një fëmijë, që kishte moshën e djalit të tij. Ai tha se këtë frazë e ka interpretuar si kërcënim për fëmijën e tij. Sipas tij, viktima e ka përndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim dhe se ndoshta edhe mund të kishte synime të këqija. Miri Gurra vrau vitin e kaluar Ilir Dervishin në Itali./ZËRI/

Poll

MOS HUMB