
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet ku një burrë ka plagosur me thikë gruan e tij. Sipas Policisë, A.H. 32 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë gruan e tij e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Poll