Aktualitet

E rëndë në Pogradec! U dëmtua me gur fresibël teksa punonte në shtëpi, humb jetën 65-vjeçari (EMRI)

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

zh.ll
E rëndë në Pogradec! U dëmtua me gur fresibël teksa
FOTO ILUSTRUESE

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht, teksa kryente disa punime në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima Kristaq Çulaku, rreth 65-vjeç, ishte duke punuar në shtëpi kur është dëmtuar aksidentalisht me një mjet prerës tip troko/fresibël.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB