FOTO ILUSTRUESE
FIER- Një tjetër rast mbytjeje ka ndodhur në det. Një 69-vjeçar është mbytur në plazhin Pishporo në Fier. Trupi i pajetë u nxorr nga deti me jetski. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa Policia bën të ditur se i moshuari dyshohet se në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi K. K., rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70 vjeçarit./ZËRI
Poll