Aktualitet

59-vjeçari tenton të përdhunojë 12-vjeçaren: Më dha karamele...më preku në pjesë intime

Vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj.

F.I
59-vjeçari tenton të përdhunojë 12-vjeçaren:
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Maliq, ku një 59-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur kur 12-vjeçarja ka dalë të hedhë mbeturinat dhe teksa po kthehej në banesë fqinji i saj i ka zënë rrugën në katin e dytë.

Referuar dëshmive në Polici nga nëna dhe e mitura, ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet. Konkretisht 59-vjeçari i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do ti jepte lekë por vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj.

Menjëherë, prindërit i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin. Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa shtetasi S.B është vendosur në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare./ZËRI

Poll

MOS HUMB