Aktualitet

E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes

Policia e Shtetit ka bërë me dije se 78-vjeçarja me inicialet M. V., bëri një injeksion në ambulancën e lagjes Savër, por pësoi një reaksion.

k.m.
E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, teksa një grua e moshuar humbi jetën pak pas injeksionit që bëri në ambulancën e lagjes. Policia e Shtetit ka bërë me dije se 78-vjeçarja me inicialet M. V., bëri një injeksion në ambulancën e lagjes Savër, por pësoi një reaksion. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ajo ndërroi jetë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-referuan materialet në Prokurori, sepse ditën e djeshme, shtetasja M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion. 78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Fierit dhe aktualisht po punohet për përcaktuar shkakun e humbjes së jetës./ZËRI

Poll

MOS HUMB