Aktualitet

E rëndë në Itali, 33-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas aksidentit me motoçikletë (EMRI)

Si pasojë e goditjes së fortë, 33-vjeçari pësoi plagë të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital.

M.K.
E rëndë në Itali, 33-vjeçari shqiptar ndërron
foto nga vendi i ngjarjes

ITALI-  Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në Itali. Viktima është 33-vjeçari Maksim Sinani, i cili humbi jetën pas një përplasjeje të rëndë mes motoçikletës që drejtonte dhe një automjeti.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi në zonën e Pistoias, ku, për arsye që po hetohen, motoçikleta e të riut u përplas me një makinë që lëvizte në sensin e kundërt.

Si pasojë e goditjes së fortë, 33-vjeçari pësoi plagë të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital. Megjithëse iu nënshtrua trajtimit mjekësor, ai nuk arriti t'u mbijetonte dëmtimeve dhe ndërroi jetë gjatë natës.

Maksim Sinani ishte banues në Altopascio, ndërsa vdekja e tij ka tronditur familjarët dhe komunitetin shqiptar në Itali.

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB