Aktualitet

Zetori bie në kanal/ Ndërron jetë shoferi bashkë me 21-vjeçarin, dëshmitari: I kishte zënë poshtë

Zetori ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, pasi dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte humbur kontrollin. 

f.t
Zetori bie në kanal/ Ndërron jetë shoferi bashkë me
Pamje nga Fushë Kuqja

KURBIN-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Kuqe të Kurbinit rreth orës 14:05. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i zetorit, Ismail Ismaili, rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjeri në mjet, Gjin Muhaj, rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen. Autoritetet policore raportojnë se një mjet bujqësor zetor, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, pasi dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte humbur kontrollin. 

Ndërkohë një fqinj i viktimës, tregoi se djali i tij ishte personi i parë që ka gjetur viktimat. Ai thotë se djali i tij u hodh në kanal.

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolëm. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Ata kishin dalë nga shtëpia për të punuar në tokat. Merrej me bujqësi ndërsa çuni ishte punëtor. Nuk janë nga zona këtu, por nga Mirdita. Vetëm nëse u ka rënë ndonjë infarkt dhe ka shkuar zetori në gjendje të lirë. Ky nuk ka pirë kurrë alkool në jetën e vetë”, tha banori.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB