
DUBAI- Një sulm me thikë i ka ndodhur një shqiptari, i cili ishte vendosur prej pak kohësh në Dubai. Burime për ZËRI bëjnë me dije se sulmi me thikë ka ndodhur disa netë më parë, e shënjestra është një personazh i njohur në Shqipëri. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, ndodhej prej pak javësh në Dubai, ndërsa përplasjen që e la të plagosur, sipas "Weblajm" e ka pasur në një restorant.
Deri më tani, përflitet sulmi ka ndodhur nga një anëtar i një grupi kriminal nga Maroku, identiteti i të cilit gjithashtu nuk dihet. Megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen nga ana e Policisë Shqiptare, e aq më pak nga ajo në Dubai. Ndaj detaje të tjera lidhur me identitetin e personit të plagosur mbetet që të zbulohen zyrtarisht nga ana e uniformave blu. E paqartë është edhe gjendja shëndetësore e shqiptarit të plagosur./ZËRI