Aktualitet

E njohim për humorin e hollë dhe memet në rrjet, sot Anisa Kushta ka nevojë për ndihmën tonë

Anisa ka nevojë për ndihmë, në mënyrë që të përballojë trajtimet për tumorin, që i duhet t’i kryejë jashtë vendit

E.K
E njohim për humorin e hollë dhe memet në rrjet, sot Anisa Kushta
anisa kushta

TIRANË- Anisa Kushtën, ndoshta nuk e njihni të gjithë si imazh, por nëse jeni përdorues të rrjeteve sociale, me siguri në një moment apo në një tjetër do të jeni përballur me statuset e saj plot humor dhe ironi, teksa komenton zhvillime sociale apo fenomene të përditshme. E njohur për humorin e saj të hollë dhe fin, Anisa ka sot nevojë për ndihmën e shqiptarëve, në mënyrë që të përballojë një situatë të vështirë shëndetësore, nga e cila është prekur së fundi.

Bëhet fjalë për një trajtim që asaj i duhet të kryejë jashtë vendit, për shkak të luftës me tumorin. Në një komunikim me ZËRI-n, Anisa na ka rrëfyer se nuk e ka pasur të lehtë që të drejtohet për ndihmë në rrjetet sociale, duke e ditur vështirësitë ekonomike që kalojnë sot shumë prej shqiptarëve.

Megjithatë koha nuk premton shumë për Anisën, dhe për këtë është dashur që për një pjesë të kostove, miqtë t'i sugjerojnë hapjen e një llogarie ndihme në rrjetet sociale, ku deri tani siç nga rrëfen vetë ajo, shqiptarët kanë ditur që të tregohen bujarë.

ZËRI i është bashkuar nismës për të ndihmuar Anisën dhe në këtë LINK ju do të mund të gjeni dhe llogarinë në Paypal ku do të mund të jepni ndihmën tuaj. Edhe pse jetojmë në një vend ku Shëndetësia Falas, ka qenë një nga sloganet më të përdorura, muajt e vitet na kanë treguar se beteja me sëmundjet tumorale kushton shumë, dhe personat që përballen me to nuk kanë asnjë minutë kohë për të humbur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB