Aktualitet

E moshuara dhunohet nga djali i saj, arrestohet 47-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë e shoqja (EMRAT)

47-vjeçari Edmond Murja është vendosur në prangat e Policisë ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Murja procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur.

M.M
E moshuara dhunohet nga djali i saj, arrestohet 47-vjeçari dhe procedohet
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bathore, ku një 74-vjeçare është dhunuar nga djali i saj. Vjollca Murja është dhunuar nga i biri 47-vjeçar dhe nusja e tij. Pasi ka denoncuar në Polici dhunën e ushtruar ndaj saj, e moshuara është pajisur me urdhër mbrojtje.

47-vjeçari Edmond Murja është vendosur në prangat e Policisë ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Murja u procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur. Çifti akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Ka qënë vendimi mjeko-ligjor i cili ka vërtetuar pretendimet e të moshuarës për dhunën e ushtruar, duke e i plotësuar këkesën për urdhër mbrojteje./ZËRI

Poll

MOS HUMB