Aktualitet

"E mora vesh nga gazetarët, Blerina s'më tregoi gjë"/ Vjehrra e Pëllumb Metës: Fëmijët e vranë në gjaknxehtësi e sipër

Tuga mohon dyshimet se vajza ka shkrepur armën që çoi në vdekjen e 49-vjeçarit, duke thënë se këtë akt e kanë kryer fëmijët në gjanxehtësi e sipër. 

a.l
"E mora vesh nga gazetarët, Blerina s'më tregoi
Sanije Tuga

DURRËS- Sanije Tuga, nëna e Blerina Metës ka rrëfyer se lajmin për vrasjen e bashkëshortit të saj, Pëllumb Metës e ka mësuar nga gazetarët pak pasi u zbulua se 49-vjeçari nuk ishte zhdukur por ishte vrarë dhe groposur nga fëmijët. Në një intervistë për emisionin "Me Zemër të Hapur", ajo tregon se e bija kthehej shpesh në shtëpi me shenja në trup dhe të nxira si pasojë e dhunës së vazhdueshme të Pëllumb Metës. Tuga mohon dyshimet se vajza ka shkrepur armën që çoi në vdekjen e 49-vjeçarit, duke thënë se këtë akt e kanë kryer fëmijët në gjanxehtësi e sipër. 

“Blerina është martuar 18 vjeç. Pëllumbi ka qenë pak i prapë. Dhunues, e godiste kot, pa asnjë arsye. Kishte qef ta rrihte. Blerinën e kam parë me shenja në fytyrë. Mbesa më ka treguar se ai e rrihte të ëmën, arriti një pikë që u rritën dhe nuk e donin më babin. Blerina atë ditë më erdhi në shtëpi më tha hap derën se kemi ardhur. Pëllumbi më tha nuk ka ardhur me mua por më përcolli deri tek porta. Për fëmijët më tha që janë në punë. Nuk ma ka treguar të vërtetën. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët. Blerinës nuk mund t’i thoja asgjë sepse ishte gjithë kohës me sytë mbyllur dhe donte vetëm gjumë. Unë akoma jam e qeshur, por… Në gjaknxehtësi e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë. Familjarët e Pëllumbit nuk na kanë telefonuar”, tha ajo. 

Poll

MOS HUMB