Aktualitet

E dinte që ishte një shënjestër! Roan Brahimi udhëtoi në disa shtete, jetonte në Dubai, vrasësit i ndiqnin edhe familjen

Roan Brahimi i njohur gjithashtu me emrin e tij të vërtetë Sidorel Prendi, prej kohësh fshihej në Dubai, edhe pse sipas miqëve të tij të afërt e dinte se i rrezikohej jeta.

k.m.
E dinte që ishte një shënjestër! Roan Brahimi udhëtoi
Roan Brahimi

GREQI- Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës. Brahimi i njohur gjithashtu me emrin e tij të vërtetë Sidorel Prendi, prej kohësh fshihej në Dubai, edhe pse sipas miqëve të tij të afërt e dinte se i rrezikohej jeta. Megjithatë Pashkët vendosi që t'i kalonte me familjen e tij në Greqi, pasi edhe në Shqipëri kishte një grua dhe 2 fëmijë.

Mbrëmë në Athinë, Brahimi u ekzekutua në sy të gruas së tij, Katerina Beqo 37 vjeç, dhe djalit të mitur, i cili ishte duke luajtur në parkun afër vendit të ngjarjes. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, por ka lëvizur edhe në vende të tjera, më konkretisht në Spanjë, Itali dhe Francë. Por ka pasur dyshime edhe se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi. Atje e gjetën me vigjilencën e ulët dhe e ekzekutuan. 

Sipas mediave greke ekzekutori i Brahimit mendohet ishte profesionist, pra vrasës me pagesë, pasi kishte bërë dy qitje të sakta dhe vdekjeprurëse. Viktima ka marrë  dy plumba, një në kokë dhe një pak më poshtë.

“Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin,”- tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke "Newsbeast".

Prej dy vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët./ZËRI

Poll

MOS HUMB