KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar në tunelin e Kalimashit pasditën e kësaj të mërkure. Raportohet se dy makina tip “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Nga aksidenti kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhën nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kukës/Informacion paraprak. Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë. Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ZËRI