Aktualitet

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë, dëmtohen 8 makina të tjera! Një person i plagosur

Sipas të dhënave nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

f.t
Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë,
PAMJE NGA NGJARJA

LEZHË-Një aksident i frikshëm ka ndidhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas të dhënave nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./ZËRI

Poll

MOS HUMB