Aktualitet

"Dua Lipa" zhvat italianin, zhduket 60-vjeçari/ Familja ka 1 muaj që e kërkon

Policia e kontaktoi dhe zbuloi se pas profilit fshihej një grua që ka lindur në vitin 1966 dhe jeton në Siçili.

k.m.
"Dua Lipa" zhvat italianin, zhduket 60-vjeçari/ Familja ka 1
Gianfranco Bonzi dhe Dua Lipa

ITALI- Një shtetas italian është zhdukur nga banesa e tij që prej datës 23 marsi, e shkaku mund të jetë një grua, e cila e quan veten "Dua Lipa" në rrjetet sociale. Të dy kishin qenë në kontakt që në verën e kaluar, e quanin njëri-tjetrin "dashuria ime", madje italiani i kishte dërguar 5 mijë euro në dy këste të transfertave bankare. Në rast se nuk e keni kuptuar akoma...bëhet fjalë për mashtrim! Një grua, hiqej si këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe zhvaste italianin. Në kontakt me të ra në profilin e tij në Facebook, dhe sigurisht Gianfranco i ktheu përgjigje menjëherë. Atëherë i kërkoi një pagesë prej 50 eurosh, për të cilën do të shkonte në Cagliari që të takonte të zhdukurin.

Me sa duket të dy janë njohur verën e kaluar. Kishin krijuar një "lidhje dashurie", të paktën nga ana e Bonzit. Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco mund të besonte vërtet se ishte duke folur me këgëtaren Dua Lipa. Ai tregonte se ajo i thoshte “të dua” dhe njëherë kur i kërkoi foto si provë, ajo i çoi fotografinë e Dua Lipës duke puthur kamerën.

Për të kuptuar më shumë për këtë çështje, një gazetar nga "Kush e ka parë?" i ka shkuar gjithashtu profilit të gruas. Ajo u përgjigj se nuk e kishte parë burrin, por me një pagesë prej 50 eurosh do të nisej për në Cagliari për ta kërkuar bashkë me gazetarin. Në këtë moment ndërhyri vëllai i të zhdukurit, i cili i tha: Shpresojmë të na thuash diçka, nuk kemi probleme, e rëndësishme është që të na japësh një informacion.

Ndërkohë, "Dua Lipa" i ka dërguar edhe korrespondentes Raffaella Griggi, me shpresën për një transfertë bankare, kodin tatimor dhe nga akronimi alfanumerik 14 shifror, dhe del se ajo është e vitit 1966 dhe mund të quhet Michela (por edhe Michele sepse nuk përjashtohet mundësia që të jetë burrë). Ajo mund të jetë e huaj sepse nuk shkruan mirë italishten por ekziston edhe mundësia që ajo të bëjë sikur nuk di italisht. Ajo që ajo është e sigurt është se ajo jeton në një qytet në Siçili.

Tashmë policia po përpiqet ta gjejë për t’i marrë dëshminë.

"Ai është një person shumë i mirë,”- kujton Michele duke iu referuar vëllait të tij të zhdukur, duke i zbuluar edhe pasionin e mash që kishte për peshkimin dhe fotografinë. Ai do të kishte mbushur 60 vjeç këtë vit. Problemet e tij të vetmisë duket se kanë filluar pas vdekjes së prindërve . Nga ai moment ai mund të jetë strehuar në internet, e këtë fakt e pranon edhe i vëllai: Më ka treguar për njohjen e tij në rrjetet sociale por më është dukur si lojë.

Ndoshta nuk ishte dhe tani të gjithë shpresojnë të zbulojnë diçka më shumë. Dhe po ashtu shpresojnë që Gianfranco Bonzi të kthehet në shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB