Aktualitet

Dosja Babale/ Shtyhet sërish gjyqi për Ervin Salianjin

Në kërkesën e tij për shtyrje, Braho është justifikuar se nuk mund të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore. 

k.m.
Dosja Babale/ Shtyhet sërish gjyqi për Ervin Salianjin
Ervin Salianji

TIRANË- Shtyhet sërish seanca për çështjen "Babale" në Gjykatën e Apelit. Këtë herë shkak për shtyrjen u bë avokati i deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Ledio Braho. Në kërkesën e tij për shtyrje, Braho është justifikuar se nuk mund të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore. 

Por në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë Ervin Salianji, ndërkohë që seanca e radhës u caktua që të mbahet më datë 28 qershor. Herën e kaluar seanca u shty pasi avokati i gazetarit Jetmir Olldashi pretendoi se kishte probleme shëndetësore.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi./ZËRI

Poll

MOS HUMB