Aktualitet

“Dosja 49”/ GJKKO vendos, jep 11 pafajësi, 8 të arrestuar lirohen menjëherë (EMRAT)

Dje, më 16 Tetor 2024, gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Esmeralda Xhili shpallën të pafajshëm të akuzuarit, madje dhe liruan edhe pasuritë e tyre të sekuestruara.

k.m.
“Dosja 49”/ GJKKO vendos, jep 11 pafajësi, 8 të arrestuar
Foto ilustruese

TIRANË- Një dosje hetimore që mban Nr. 49, e mbërritur nga Prokuroria e Bergamos (Itali) në adresë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dje, më 16 Tetor 2024, gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Esmeralda Xhili shpallën të pafajshëm të akuzuarit, madje dhe liruan edhe pasuritë e tyre të sekuestruara. Për 8 nga personat e arrestuar: Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj alias Fabio Prengaj dhe Gjergj Zefi, janë liruar menjëherë nga burgu. 

Gjithashtu, 3 gjyqtarët e GJKKO-së, kanë deklaruar të pafajshëm për “Grup të strukturuar kriminal” dhe 4 të pandehurit e tjerë të arrestuar dhe akuzuar nga SPAK si Braniol Liço, Florind Vukaj, Lulëzim Selimi dhe Dhimitër Nina. Sipas vendimit të shpallur ditën e djeshme këta të fundit janë deklaruar fajtor vetëm për akuzën e “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim, duke u dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim secili.

VENDIMI I PAFAJËSISË SË GJYKATËS

1. Braniol Liço Pafajësi

2. Florid Vukaj Pafajësi

3. Lulëzim Selimi Pafajësi

4. Dhimitër Nina Pafajësi

5. Saimir Prenga Pafajësi

6. Gjergji Luli Pafajësi

7. Alfred Luli Pafajësi

8. Ilir Duro Pafajësi

9. Francesko Çeçi Pafajësi

10. Lorik Prengaj Pafajësi

11. Gjergj Zefi Pafajësi

VENDIMI I DËNIMIT PJESËRISHT I GJYKATËS

Braniol Liço dënuar 4.8 vite burgim.

Florind Vukaj dënuar me 4.8 vite burgim.

Lulëzim Selimi dënuar me 4.8 vite burgim.

Dhimitër Nina dënuar me 4.8 vite burgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB