Aktualitet

Donald Trump firmos dekretin, afganët mbeten në Shqipëri

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije urdhri i vendosur nga presidenti i ri, ndalon refugjatët të shkojnë në Amerikë, pavarësisht se ata u ndihmuan po nga ky shtet të arratisen nga talebanët.

I.F
Donald Trump firmos dekretin, afganët mbeten në Shqipëri
Donald Trump

UASHINGTON- SHËNGJIN- Presidenti Donald Trump ka vendosur përmes një dekreti ka vendosur që refugjatët afganë të strehuar në Shqipëri të mos udhëtojnë drejt SHBA-ve pa një afat të caktuar. Urdhri u firmos në ditën e parë që Trump mori detyrën, duke pezulluar edhe fluturimet e avionëve që tërheqin në SHBA, afganët që u arratisën nga vendi i tyre në gusht 2021 për t’i shpëtuar përndjekjes si bashkëpuntorë të amerikanëve, nga regjimi i sapoinstaluar i talebanëve. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije urdhri i vendosur nga presidenti i ri, ndalon refugjatët të shkojnë në Amerikë, pavarësisht se ata u ndihmuan po nga ky shtet të arratisen nga talebanët.

Administrata e ish-presidentit Joe Biden iu premtoi atyre një të ardhme në SHBA, si pjesë e një programi humanitar pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021. Tashmë urdhri i ka kaluar për zbatim Departamentit të Shtetit, i cili drejtohet nga Marco Rubio, i cili ndaloi të gjithë përpunimin të dhënave dhe udhëtimin e afganëve drejt SHBA. Veteranët amerikanë të luftës janë përpjekur për vite me radhë për të ndihmuar afganët me të cilët kanë punuar që të gjenin strehim në SHBA.

Shqipëria hapi dyert e saj për mijëra shtetas afganë në verën e vitit 2021 në mes të një evakuimi kaotik të njerëzve të konsideruar në rrezik nga rikthimi në pushtet i talebanëve, dy dekada pasi regjimi u përmbys nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatoit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu pranuan refugjatë. Shumica e atyre që mbërritën në Shqipëri ishin gazetarë, ish-zyrtarë të qeverisë ose aktivistë dhe punonjës të organizatave të shoqërisë civile, si dhe familjarë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB