Aktualitet

Doli nga burgu, Dritan Goxhaj: Tentativë për të na trembur, lirinë s'e kisha humbur

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.

F.m
Doli nga burgu, Dritan Goxhaj: Tentativë për të na trembur,
Dritan Goxhaj

TIRANË-  Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj e ka konsideruar një tentativë për trembje arrestimin e tij. Vetëm pak orë pasi doli nga qelia, Goxhaj u shpreh se me lirimin e tij, ka treguar se është në rrugën e drejtë. Ai shton se lirinë nuk e ka humbur kurrë, as ai vetë dhe as Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Dua t'ju them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë,”- tha Goxhaj.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë. I gjithë procesi ndaj Goxhajt është shoqëruar dhe me protesta të shumta nga ish-veteranët e UÇK-së, të cilët e konsideruan të paligjshëm arrestimin e tij. Goxhaj ishte rasti i parë i një arrestimi në Shqipëri me urdhër të gjykatës speciale.

Ish-luftëtari i UÇK-së u vu në pranga në 31 Korrik në Tiranë. Ai akuzohej nga Gjykata Speciale për veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Poll

MOS HUMB