Aktualitet

DOKUMENTI/ Drejtuesi i Dhomës së Përmbaruesve rezulton i dënuar për drogë në Holandë, ndryshoi emrin dhe u ngjit në karrierë

Pasi ka vuajtur dënimin, Malaveci është riatdhesuar në Shqipëri në datën 25 korrik të vitit 2003 dhe ka ndërruar emrin e tij. Nga Teodor Malaveci, ai ka bërë ndryshimet e nevojshme në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë nr.9 për tu quajtur Tedi Malaveci.

F.m
DOKUMENTI/ Drejtuesi i Dhomës së Përmbaruesve rezulton i
Tedi Malaveci

TIRANË- Tedi Malaveci, drejtuesi aktual i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë rezulton i dënuar për trafik droge me një vit burg nga gjykata e Utrehtit në Holandë. Timoni.al ka publikuar vendimin nga gjykata e Utrehtit vendimin që vërteton se Malaveci ka kryer dënimin me një vit burg në Hollandë.

Në vendimin e gjykatës që shihni në foto më poshtë thuhet se në vitin 1997 Tedi Malaveci rezulton si një person që është dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë nga Gjykata Qëndrore e Utrehtit në Hollandë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 Maj 1997 deri në 26 gusht 1997, për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin, Teodor Malaveci.

Pasi ka vuajtur dënimin, Malaveci është riatdhesuar në Shqipëri në datën 25 korrik të vitit 2003 dhe ka ndërruar emrin e tij. Nga Teodor Malaveci, ai ka bërë ndryshimet e nevojshme në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë nr.9 për tu quajtur Tedi Malaveci.

Me identitetin e ri, Malaveci ka aplikuar dhe është pranuar si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës. Në atë kohë, ai nuk ka deklaruar se ka qenë i dënuar më parë, duke shkelur ligjin.

Një vit më vonë, Malaveci ka ngjitur shkallët e karrierës duke ushtruar detyrën e përmbaruesit gjyqësor shtetëror. Më vonë, u emërua dhe drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit.

Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, përmbaruesi Gjyqësor Privat, Tedi Malaveci, është çertifikuar si Përmbarues Gjyqësor Privat me liçensën Nr.23, në vitin 2010 në kundërshtim me ligjin dhe ai është në kushtet e mosliçensimit pasi ky përmbarues ka qënë i dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 maj 1997 deri në 26 gusht 1997 për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin Teodor Malaveci.

Aktualisht pranë Prokurorisë Tiranë dhe SPAK janë regjistruar disa proçedime penale ndaj shtetasit Malaveci, të cilat po hetohen nga prokurorët A.Q., A.A, S.H.etj, për veprat penale:

“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” sipas nenit 135 të Kodit Penal

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” sipas nenit 190 të Kodit Penal

“Shpërdorimi i detyrës” të kryer më shumë se një herë, të kryer në bashkepunim me Alban Ruli (aktualisht në burg për përvetësimin e 1.2milion euro), sipas neni 248-25 të Kodit Penal;

“Hetimin pasuror” sipas legjislacionit antimafia;

si dhe është Sekuestruar dokumentacioni emërimeve dhe dosjet e personelit në Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, pranë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe administruar dënimi penal jashtë vendit (Hollandë), duke krijuar bindjen e mbështetur në prova për arrestimin e Tedi (Teodor) Spiro (Pirro) Malaveci.

DOKUMENTI/ Drejtuesi i Dhomës së Përmbaruesve rezulton i
Vendimi
DOKUMENTI/ Drejtuesi i Dhomës së Përmbaruesve rezulton i
Vendimi
DOKUMENTI/ Drejtuesi i Dhomës së Përmbaruesve rezulton i
Vendimi

 

Poll

MOS HUMB