Aktualitet

SKANDALI-Zbardhen letrat/ Gruaja e guvernatorit Gent Sejkos i shiti 5 mijë kredi MCA

Si drejtore te "Tirana Bank", ajo ka shitur kredi me firmën e saj tek Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania.

k.m.
SKANDALI-Zbardhen letrat/ Gruaja e guvernatorit Gent Sejkos i shiti 5 mijë
Elona dhe Gent Sejko/ Elda dhe Olsi Ibro

TIRANË- ZËRI prej kohësh tashmë është vendosur që të denoncojë skandalin e mikrokredive që operojnë në vend, nën hundën e Bankës së Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese. Por disa të dhëna të tjera janë zbuluar që lidhin fijet lart në BSH, pikërisht me një nga këto institucione. Sipas burimeve të "Prapaskena", bashkëshortja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Elona Sejko (Gjipali) bashkëpunon me një prej këto institucione.

Si drejtore te "Tirana Bank", ajo ka shitur kredi me firmën e saj tek Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania.

SKANDALI-Zbardhen letrat/ Gruaja e guvernatorit Gent Sejkos i shiti 5 mijë

SKANDALI-Zbardhen letrat/ Gruaja e guvernatorit Gent Sejkos i shiti 5 mijë

Po sipas të njëjtave burime, 5000 kontrata kredish kaluan tek “Micro Credit Albania”, për të cilat nuk dihet nëse kreditorët janë informuar apo jo.

SKANDALI-Zbardhen letrat/ Gruaja e guvernatorit Gent Sejkos i shiti 5 mijë

Shumë shpejt, "MCA" filloi tu merrte shtëpitë dhe pasuritë e patundshme kreditorëve duke përdorur përmbarues. Por edhe pse kanë mbi 10 mijë denoncime, Olsi e Elda Ibro, ia kanë dalë që të largohen nga vendi, bashkë me paratë e mbledhura. Ndërsa Sejko, si drejtuesi i Bankës, ende nuk e ka hequr licensën për aktivitetin.

Por kjo nuk ishte lëvizja e vetme që u bë! Nga çifti Sejko u krijua “Lendal” Sh.p.k, po ashtu një institucion financiar...mikrokredie. Guvernator Sejko në Shkurt 2022 i dha praktikisht licencë vetes dhe gruas, nëpërmjet Eron Merkos, i cili njihet si person i afërt i Elton Gjipalit, kunatit të tij. Lëvizje kjo që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat. Lidhja u bë shumë thjeshtë, nga adresa. Shoqëria "Lendal", referuar të dhënave në "Open Corporates", ka të regjistruar zyrën qendrore të saj në adresën: Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 5, Rr. “Ibrahim Rrugova”, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1. Të njëjtën adresë ka edhe “Ale Advisers”, që tashmë është zhevndosur në rrugën "Tish Dajia".

SKANDALI-Zbardhen letrat/ Gruaja e guvernatorit Gent Sejkos i shiti 5 mijë
Adresa e parë e 'Ale Advisers'

ZËRI prej muajsh është duke denoncuar mikrokreditë, të cilat po reklamohen kudo e pa asnjë njoftim për rriskun që mbajnë. Për ta thjeshtuar më shumë, mjafton të përmendim që ligji shqiptar nuk garanton aktualisht asnjë mbrojtje për qytetarët që marrin borxh pranë zyrave të mikrokredive, shpesh herë të painformuar për komisionet dhe interesat që i kalojnë 100% në vit.

Tashmë, media të tjera si Reporter.al, VoxNeës, Neësbomb, Prapaskena, e JOQ, denoncojnë këtë aktivitet si të dëmshëm e komplet jashtë kontrollit të shtetit. Garantori i publikut, Banka e Shqipërisë është në heshtje totale për të ndërmarrë masa e po njësoj dhe autoritetet që do të duhet të ruanin konsumatorin. Edhe pse vendet e tjera ndalojnë këto norma interesi, në Shqipëri nuk ka asnjë masë, duke e lënë qytetarin të bombarduar nga reklamat e mikrokredive që kapin oraret më të shikuara të audiencës televizive. Ku qendron rreziku? Përveç normës stratosferë të interesit, këto zyra që japin borxh, më pas i shesin ato në komplet kundërshtim të ligjit dhe statusit të tyre. Pasi bëhet shitja e kredive, qytetarët bombardohen me presione e telefonata derisa në mënyrë komplet të jashtëligjshme, bllokohen pasuritë e tyre. Një biznes fitimprurës i garantuar, ku njëra zyrë jep kredi, tjetra i mbledh, dhe tjetra sekuestron pasuritë. Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka bërë një kallëzim për MCA dhe Final, ende nuk ka një rezultat të Prokurorisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB