Aktualitet

‘Do të publikoj foto intime’/ Arrestohet i riu në Vlorë, 38-vjeçarja: Më ka kanosur dhe përndjekur

38-vjeçarja ka bërë kallëzimin në Policinë e Vlorës, duke treguar se 21-vjeçari e ka kanosur dhe i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri.

f.t
‘Do të publikoj foto intime’/ Arrestohet i riu në
PAMJE NGA ARRESTIMI

VLORË-Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një 38-vjeçare se do i publikonte disa foto intime të saj në rrjete sociale. Vetë 38-vjeçarja që ka bërë kallëzimin në Policinë e Vlorës, duke treguar se 21-vjeçari e ka kanosur dhe i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri.


Njoftimi i Policisë:

Përndoqi një 38-vjeçare dhe e kanosi atë nëpërmjet telefonit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë.
 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB