Aktualitet

Do shpluhurosen dosjet e vjetra! Balla shkon me listë në Tropojë: Zbardhni ngjarjet e '97-'98

Krimet e kësaj periudhe tronditën Shqipërinë dhe akoma në ditët e sotme kanë mbetur të pazbuluara dhe nuk ka ende autorë.

f.t
Do shpluhurosen dosjet e vjetra! Balla shkon me listë në Tropojë:
Tulant Balla

TROPOJË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar në Tropojë me një listë të gjatë të krimeve të rënda vrasje, zhdukje personi të ndodhura gjatë viteve 1997, 1998 dhe në vijim. Krimet e kësaj periudhe tronditën Shqipërinë dhe akoma në ditët e sotme kanë mbetur të pazbuluara dhe nuk ka ende autorë.

Balla: Asnjë ngjarje kriminale me numrin e lartë të turistëve, që erdhën për të shijuar burimet e bukura natyrore. Kemi arritur në konkluzionin se forca dhe sundimi i ligjit në Tropojë është në koeficientin më të lartë dhe merita i takon secilit prej jush, drejtuesve dhe mbi të gjitha banorëve të zonës. Vitin e ardhshëm do të kemi më shumë turistë, duhet rritur përgjegjësia. Hetimi i ngjarjeve të vjetra dhe dhënia fund e pandëshkuemërisë duhet të jenë vëmendja kryesore. Edhe krimet e së shkuarës, kryesisht ato ndaj pronës e personit, ne duhet që të vazhdojmë punën hetimore. Nuk duhet t’i gëzohemi faktit që tani s’kemi ngjarje kriminale, por kemi përgjegjësinë që të bëjmë drejtësi. Publiku na vlerëson për çdo hap që hedhim edhe në këtë drejtim.

Ndër të tjera Balla iu ka bërë thirrje policëve të bëjnë punën e tyre dhe se ai vetë do të kujdeset për trajtimin e duhur financiar të PSH.

"Jam i gëzuar që ditët në vijim bashkë me KM do të shkojmë tek policët që kanë fituar kredi falas për banesa nga qeveria. Janë mbyllur 92 të parat, vitin e ardhshëm do jenë 300 kredi dhe 500 pas 2 vitesh. Me aktin normativ kemi siguruar fondin për pagesën e ushqimit, për çdo punonjës policie, mbi 1 milion lekë (të vjetra) në vit. Me fondin që kemi përcaktuar për rritjen e pagave për 2024, synoj të shkojmë tek një rritje 30% të pagës së çdo polici, nga 1 korriku 2024, duke i dhënë prioritet nivelit bazë. Duhet të gjejmë një zgjidhje edhe për orët jashtë orarit’, deklaroi Balla.

Kjo është hera e parë pas 20 vitesh që një Ministër i Brendshëm shkon në Tropojë me dosjet e krimeve të pazbuluara./ ZËRI

Poll

MOS HUMB