Aktualitet

Do lirohet nga burgu? Meta në "luftë" për të fituar lirinë, Kushtetuesja vendos më 8 prill

Mësohet se seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00 dhe do të realizohet vetëm mbi bazën e akteve shkresore, pa prezencën e Metës dhe pa përfaqësues të SPAK-ut.

zh.ll
Do lirohet nga burgu? Meta në "luftë" për të
ilir meta- Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, për shqyrtimin e ankimit të ish-presidentit Ilir Meta kundër vendimit që e mban atë në "arrest me burg". Mësohet se seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00 dhe do të realizohet vetëm mbi bazën e akteve shkresore, pa prezencën e Metës dhe pa përfaqësues të SPAK-ut.

Meta ka kërkuar të shpallë të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, e cila konfirmoi masën e sigurisë "arrest me burg", si dhe shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe vendimet e Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.

Në seancën e 8 prillit, shqyrtimi në bazë dokumentesh do të përfshijë të gjitha argumentet ligjore të paraqitura nga mbrojtja dhe do të analizojë nëse vendimet e gjykatave të mëparshme janë marrë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB