Aktualitet

Çdo darkë fasule! Fruta, qumësht dhe gjalp njëherë në 5 ditë/ Çfarë hanë ‘çunat’ në burgun e Peqinit

Në burgje ka një menu fikse, e cila përgatitet për të gjithë javë. Çdo darkë të dënuarit hanë fasule

E.K
Çdo darkë fasule! Fruta, qumësht dhe gjalp njëherë
Menuja ne burgun e peqinit

PEQIN- Në një vizitë që ka ndërmarrë në burgun e Peqinit, gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar menunë e ushqimeve që konsumojnë të dënuarit. Në ambientet e kuzhinës, ndodhen dhe dy të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët punojnë brenda ambientit, ku do të duhet që të kalojnë gjithë pjesën e mbetur të jetës.

Menuja ditore në burgun e Peqinit konsiston në tre vakte ku mëngjesi përfshin çaj, reçel dhe qumësht, dreka makarona ose pilaf shoqëruar nga një gjellë dhe darka që përfshin gjithnjë fasule dhe djathë.

Ndërkohë frutat qumështi dhe gjalpi iu ndahen të dënuarve njëherë në 5 ditë. Të burgosurit që punojnë nga 8 orë në ditë, paguhen 10 mijë lekë të reja në muaj, e barabartë me 25% të pagës minimale në Shqipëri. Rreth 10% e të gjithë të të dënuarve në burgun e Peqinit, bëjnë punë të ndryshme, në mënyrë që të sigurojnë disa të ardhura.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Çfarë u gatuani?

Kuzhinierja: Gjellë me perime, me mish.

Blendi Fevziu: E kanë një menu të caktuar ditë për ditë?

Kuzhinierja: Po, menu ditore.

Blendi Fevziu: Sa herë ndërron?

Kuzhinierja: E ndërrojmë çdo ditë.

Blendi Fevziu: Çdo javë e kanë të ndryshme, pastaj rifillon prapë javën e ardhshme. Pra e kanë një menu gjatë javës.

Kuzhinierja: Gjatë javës, por janë çdo ditë të ndryshme.

Blendi Fevziu: Si jeni? Si kalon? Si jeni? Si ia çoni? Mirë? Sa nga ju janë të dënuar?

Kuzhinierja: Këta të dy janë kuzhinierë, këta janë të dënuar.

Blendi Fevziu: Si jeni? Sa je dënuar?

I burgosuri: Me burgim të përjetshëm.

Blendi Fevziu: Po sa orë punoni këtu?

I burgosuri: 8 orë.

Blendi Fevziu: Paguhen?

Admir Abrija: Paguhen me 25% të pagës minimale, pra ne këta i paguajmë 10 mijë lekë të reja në muaj për të punuar 8 orë.

Blendi Fevziu: Ndihmës në kuzhinë apo bëni edhe punë të tjera?

I burgosuri: Edhe punë të tjera.

Të burgosurit kanë rreth 7 vite që vuajnë dënimin e përjetshëm.

Blendi Fevziu: Çfarë u jep për të ngrënë?

Kuzhinierja: Kjo është darka. Këtu ka fasule.

Blendi Fevziu: Tani çfarë u shërben për shembull, një pjatë fasule?

Kuzhinierja: Po, një pjatë.

Blendi Fevziu: Kjo është gjitha darka ë?

Kuzhinierja: Ka dhe djathin, fasule dhe djathë. Bukën e marrin që në drekë, por llogaritet.

Blendi Fevziu: Çaj, reçel dhe qumësht është mëngjesi. 

Kuzhinierja: Dreka ka gjellë, makarona ose një ditë pilaf se kështu është menuja.

Blendi Fevziu: Ka dhe gjellë me perime dhe makarona? Dy pjata domethënë.

Kuzhinierja: Drekë kanë dy. Në darkë kanë fasule, gjellë dhe djathin. Qumështi, frutat, gjalpi një herë në 5 ditë se nuk kemi se si t’i ndajmë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB