Aktualitet

Dimali sërish në protestë, qytetarët kundërshtojnë draftin për Territorialen: Bashkimi me Beratin do të sjellë përkeqësim të shërbimeve

Ata shprehen se bashkimi i Dimalit me Beratin do të sjellë përkeqësim të shërbimeve për qytetarët.

l.k
Dimali sërish në protestë, qytetarët kundërshtojnë
Protesta në Dimal

DIMAL- Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ku parashikohet që Bashkia Dimal të bashkohet me Beratin.

Protestuesit janë të vendosur kundër vendimit për ndryshimin e hartës territoriale që prek zonën e tyre, duke kërkuar që Dimali të vijojë të mbajë statusin e bashkisë. Ata shprehen se bashkimi i Dimalit me Beratin do të sjellë përkeqësim të shërbimeve për qytetarët.

Kjo ishte protesta e dytë, pasi menjëherë pas publikimit të draftit nga socialistët, banorët e këtij qyteti u ngritën në protestë me thirrjen: “Mos e prekni Dimalin”.

Ndryshimet që priten të ndodhin në Reformën Territoriale kanë nxitur protesta në të gjithë vendin, në bashkitë të cilat pritet të shkrihen. Partia në pushtet propozon të shkrijë bashkitë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’u bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re territoriale do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB