
TIRANË- Këtë të shtunë, Shqipëria do vijojë të jetë nën ndikimin e një moti të kthjellët me temperatura të larta në gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita sjell rënie më 2 -3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veripërëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1– 2 ballë./ZËRI