Aktualitet

Dhëndri i Trump nis punën në Serbi, ende asnjë "shenjë" nga projekti në Shqipëri

Dizajni i kompleksit memorial do të përcaktohet në një konkurs ndërkombëtar arkitekturor.

f.t
Dhëndri i Trump nis punën në Serbi, ende asnjë
pamje nga ngjarja

SERBI-Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesic, ka nënshkruar një kontratë me drejtorin e Affinity Global Development, Asher Abehsera për rigjallërimin e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Beograd, të shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në 1999. "Affinity Partners" është firma e investimeve e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, shkruajnë mediat e huaja.

“Investitori ka marrë përsipër detyrimin që nëse nuk e kryen investimin brenda afatit të përcaktuar në kontratë, do t'ia kthejë tokën dhe atë që do të ndërtohet deri atëherë Republikës së Serbisë pa kompensim”, tha Vesiç pas nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën.

Në njoftimin për shtyp thuhet se investitori do të jetë gjithashtu i detyruar të ndërtojë një kompleks përkujtimor “kushtuar për të gjitha viktimat e agresionit të NATO-s” nga viti 1999. Dizajni i kompleksit memorial do të përcaktohet në një konkurs ndërkombëtar arkitekturor. Abehsera tha se projekti përfshin një aspekt unik bashkëpunimi në të cilin arkitektë dhe projektues serbë do të ftohen të paraqesin idetë e tyre për Qendrën Përkujtimore.

Teksa puna po fillon në Serbi Jared Kushner, dhëndrri i ish-presidentit amerikan Donald Trump pritet të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman./ZËRI

Poll

MOS HUMB