Aktualitet

DETAJET/ Çfarë fshihet pas vdekjes së turistes angleze në Himarë, çifti po kalonte pushimet në jug, e reja pësoi infarkt, në pritje ekspertiza

Po të njëjtat burime i thanë ZËRI, se vajza është transportuar me ambulancë për në spitalin e Himarës, nga ku është angazhuar edhe përfaqësia diplomatike angleze në Shqipëri për të sjellë helikopterin.

f.g

DETAJET/ Çfarë fshihet pas vdekjes së turistes angleze në

HIMARË- Një turiste angleze te të 30-at ka gjetur vdekjen disa ditë më parë në një vdekje të klasifikuar si "infarkt". Lajmi u raportua ekskluzivisht nga ZËRI, pas denoncimit të qytetarëve që deklaronin se helikopteri kishte mbërritur me vonesë për të bërë transportin e saj drejt Tiranës.

Përgjatë ditëve, ZËRI është interesuar pranë instancave shtetërore për të mësuar çfarë ndodhi me turisten. Burime nga Policia e Shtetit i thanë ZËRI, se e reja me kombësi britanike ishte duke kaluar pushimet në Shqipëri bashkë me të dashurin e saj. Të dy, moshatarë te të 30-at. Më 30 korrik, ditën kur ndodhi ngjarja të dy ndodheshin në bregdet kur e reja nuk është ndjerë mirë.

Po të njëjtat burime i thanë ZËRI, se vajza është transportuar me ambulancë për në spitalin e Himarës, nga ku është angazhuar edhe përfaqësia diplomatike angleze në Shqipëri për të sjellë helikopterin. Burime të pakonfirmuara i thanë redaksisë, se vajza ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti, para se të mbërrinte helikopteri. Ajo ka ndërruar jetë përpara se të transportohej në helikopter.

Në pritje të autoriteteve shqiptare aktualisht është ekspertiza e gjakut nga ku pritet të vuloset edhe shkaku i vdekjes, nëse ka qenë një infarkt për shkaqe natyrale apo jo. Deri më tani arsyeja kryesore e infarktit dhe identiteti i të resë ende nuk dihen./ZËRI

Poll

MOS HUMB