Aktualitet

Piu drogë? Zbardhet dëshmia e miqve të 18-vjeçarit, që ndërroi jetë në Korçë

Autoritetet dyshojnë se 18-vjeçari, që ndërroi jetë në Korçë, përpos alkoolit, ka konsumuar edhe lëndë narkotike.

D.XH
Piu drogë? Zbardhet dëshmia e miqve të 18-vjeçarit,
Korce

KORÇË –Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 18-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i një ndërtese. Shtatë shokë të tij kanë thënë në polici se kanë qenë në gjumë, kur shoku i tyre është hedhur nga tarraca e pallatit, ku po qëndronin.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur. Kjo, sepse kanë qenë duke festuar në një lokal nate në Korçë dhe kanë pirë alkool. Ka dyshime se 18-vjeçari, përpos alkoolit ka konsumuar edhe lëndë narkotike. I ndodhur në gjendje të rënduar, adoleshenti është vetëhedhur nga tarraca. 

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen që lamë pas. Adoleshenti dhe një grup shokësh kanë shkuar në Korçë për të festuar, ndërsa në gjendje të rënduar, 18-vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem. Shokët, familjarët dhe opinioni publik janë tronditur nga ajo që ka ndodhur./ZËRI/

Poll

MOS HUMB