
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga grabitja në Tiranë, ku Olsi Bibollari i vodhi 15 mijë euro shefit të QSUT, Eqerem Hasani. Mësohet se Hasani para një jave i ka dhënë borxh Bibollarit 50 mijë euro borxh.
Ata shkuan tek një noter dhe pasi përfunduan procedurën, shefi i QSUT ka harruar çelësin tek makina e 38-vjeçarit.
Më pas Bibollari ka shkuar në banesën e tij dhe i ka grabitur 15 mijë euro të tjera. Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar se autor i vjedhjes është Olsi Bibollari.
Mësohet se Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i restorantit 'Ogi', dhe aksioner tek një bar kafe 'Vok'. /ZËRI