Aktualitet

DETAJE nga plagosja në Durrës/ Kazazi qëlloi me armë drejt makinës ku ndodhej 36-vjeçari me dy fëmijët e mitur

Edhe vetë 36-vjeçari ndodhet në spital, ndërsa Kazazi është shpallur në kërkim. Kazazi është një emër i njohur për Policinë e Shtetit.

F.m
DETAJE nga plagosja në Durrës/ Kazazi qëlloi me armë drejt
Erkid Kazazi

DURRËS- Arbër Gorgea është qëlluar me armë zjarri nga Erkid Kazazi në momentin që po udhëtonte me dy fëmijë të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Ngjarja ndodhi një na të më parë në zonën e Fllakës në Durrës. Gorgea kishte debatuar më herët me babanë e 30-vjeçarit Erkid Kazazi, Eqerem Kazazi, të cilin dhe e ka qëlluar me grusht. Për pasojë, i biri kishte marrë përsipër ballafaqimin me 36-vjeçarin, por në këtë këtë rast ka rrezikuar dhe jetën e dy fëmijëve të mitur. Në njoftim, policia bën me dije se të miturit nuk kanë mbetur të plagosur. Edhe vetë 36-vjeçari ndodhet në spital, ndërsa Kazazi është shpallur në kërkim. Kazazi është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ka qenë dhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë.

Njoftimi i policisë DVP Durrës

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime. Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë  Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB