Aktualitet

DETAJE/ Djali e vrau babanë në arë dhe më pas e transportoi me mjetin e fermës drejt pusit

Policia është kthyer me karrotrec në Shënavlash për të marrë mjetin e fermës Balla.

F.I
DETAJE/ Djali e vrau babanë në arë dhe më pas e transportoi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau të atit, Enver Ballën. Dyshohet se konflikti mes babait dhe djalit ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra. 30-vjeçari dyshohet se e ka transportuar trupin e të atit me automjetin e fermës. 

Policia është kthyer me karrotrec në Shënavlash për të marrë mjetin e fermës Balla, me të cilin dyshohet se është transportuar trupi i viktimës nga vendi i krimit deri tek pusi, sipas TCH. Balla e ka qëlluar për vdekje me armë gjahu të atin e tij dhe më pas e kishte hedhur në pusin e shtëpisë për t'i zhdukur të gjitha gjurmët./ZËRI

Poll

MOS HUMB