Energji & Mjedis

Depozita më e madhe e hidrogjenit zbulohet në Shqipëri

Kompanitë tani po kërkojnë për depozita të hidrogjenit natyror në të gjithë botën si një burim karburanti të pastër, por provat për akumulimet e mëdha të këtij "hidrogjeni ari" janë të pakta. 

k.m.
Depozita më e madhe e hidrogjenit zbulohet në Shqipëri
Foto ilustruese

TIRANË- Fluksi më i madh i gazit natyror të hidrogjenit i regjistruar ndonjëherë është matur në një minierë shqiptare. Lajmin bën me dije "New Scientist". 

"Fluska është me të vërtetë, me të vërtetë intensive. Është si një xhakuzi,"-thotë Laurent Truche në Universitetin e Grenoble Alpes në Francë, i cili mati gazin në një pellg uji gati një kilometër nën tokë.

Kompanitë tani po kërkojnë për depozita të hidrogjenit natyror në të gjithë botën si një burim karburanti të pastër, por provat për akumulimet e mëdha të këtij "hidrogjeni ari" janë të pakta. Në kërkim të provave më konkrete, Truche dhe kolegët e tij zbritën në minierën e kromit të Bulqizës në Shqipëri, ku gazi i hidrogjenit që del nga shkëmbinjtë ka shkaktuar disa shpërthime. Miniera ndodhet gjithashtu brenda një ekspozimi të shkëmbinjve të pasur me hekur, i njohur si një ofiolit.

Uji reagon me një shkëmb të tillë për të gjeneruar hidrogjen edhe në vende të tjera, si psh. Omani.

Studiuesit zbuluan se gazi që flluskonte ishte më shumë se 80 për qind hidrogjen, me metan dhe një sasi të vogël azoti të përzier. Ai rrjedh me një shpejtësi prej 11 tonësh në vit. Për të përcaktuar burimin e gazit, studiuesit modeluan edhe skenarë të ndryshëm gjeologjikë dhe dolën në përfundimin se skenari më i mundshëm ishte se gazi vinte nga një rezervuar më i thellë i hidrogjenit të akumuluar nën minierë. Ata vlerësojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50,000 ton hidrogjen.

"Është një nga vëllimet më të mëdha të hidrogjenit natyror që është matur ndonjëherë,"-thotë Eric Gaucher, një gjeokimist i pavarur i fokusuar në hidrogjenin natyror.

Por shtojnë se gjithsesi kjo nuk është një sasi e madhe. Megjithatë, provat për një akumulim të qëndrueshëm të hidrogjenit mbështesin nocionin se shumë më tepër gaz ka nën tokë.

"Duhet të shikojmë më thellë."/ZËRI

Poll

MOS HUMB