Aktualitet

Denoncimi/ ‘Raiffeisen Bank’ zhvat klientët, qytetarit i “zhduken” 250 mijë lekë në ATM

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 12:10, në një bankomat të Raiffeisen në qendër të qytetit. Qytetari shprehet se fillimisht ka depozituar 250 mijë lekë dhe më pas ka zgjedhur opsionin për të shtuar një shumë tjetër.

Redaksia Zëri
Denoncimi/ ‘Raiffeisen Bank’ zhvat klientët, qytetarit i
Foto ilustruese

ELBASAN- Raiffeisen Bank duket se është kthyer në një bankë zhvatëse për qytetarët. Përveç tarifave dhe komisioneve të larta, duket se tani kjo bankë po u merr dhe paratë klientëve të saj.

Në redaksinë e “Pamfletit” ka ardhur një denoncim, ku një qyterar me emrin Grigor Dedi pretendon se përmes një ATM-je në Elbasan i janë mbajtur 250 mijë lekë të reja gjatë një procesi depozitimi.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 12:10, në një bankomat të Raiffeisen në qendër të qytetit. Qytetari shprehet se fillimisht ka depozituar 250 mijë lekë dhe më pas ka zgjedhur opsionin për të shtuar një shumë tjetër.

“Më datën 23 mars rreth orës 12:10, depozitova në bankomat Raiffeisen Elbasan qendër, fillimisht 250 mije lekë te reja, pastaj me nxori opsionin ‘shto’ ose ‘prano’. Klikova opsionin ‘shto’ dhe depozitova 250 mije leke te tjera. Bankomati ma refuzoi veprimin dhe më ktheu vetëm 250 mijë lekë te reja, 250 mijë lekë të reja të tjera mi mbajti bankomati pa më dhënë një faturë dhe pa u pasqyruar në gjendjen e llogarisë time”, shprehet qytetari.

Ai shton se pas rreth 10 minutash ka kontaktuar shërbimin e klientit, ku sipas tij i është konfirmuar se veprimi rezulton i kryer, por jo i reflektuar në llogari.

“Pas 10 minutash telefonova qendrën e kujdesit për klientin, i cili mu shpreh qartë që e shoh që veprimi është kryer, por nuk është pasqyruar dhe me tha të bëja një ankesë me shkrim në Raiffeisen, te cilën e bëra në moment”, vijon qytetari.

Qytetari pretendon se deri më tani shuma nuk i është kthyer, ndërsa, sipas tij, nga banka i është komunikuar në mënyrë verbale se në gjendjen fizike të bankomatit nuk rezultojnë paratë.

“Deri tani lekët nuk më janë kthyer dhe më bëjnë me dije në mënyrë verbale që në gjendjen fizike të bankomatit nuk figurojnë lekët, gjë që më bën të mendoj që ‘Bankomati-Hajdut’ i ka pervetësuar këto lekë", shton ai.

Ky është një ndër të shumtët denoncime ndaj “Raiffaisen Bank”, e cila është kthyer në një bankë zhvatëse në vend. Duhet theksuar se ajo është nën hetim nga SPAK, pasi përmes saj kinezët kanë lëvizur paratë e vjedhur përmes “Bankers Petroleum”./ PAMFLET

Poll

MOS HUMB