
TIRANË-Një tjetër skandal është denoncuar nga një qytetar sa i përket vjedhjes në farmaci. Ilaçet shiten me çmim më të shtrenjtë nga ai që u është caktuar në paketim. Me një skemë të tillë është përballur një qytetar në një nga pikat e farmacisë 'Ditë Natë' në Tiranë. Në foto shihet qartë se klienti ka blerë medikamenti me emrin NEOCEF për1688 lekë, por në paketim ka çmimin 1453 lekë. Një diferencë me 235 lekë.

"Sapo dola nga farmaci dite nate ne kombinat , dhe shihni se si ta fusin ne cmim kta a ka shtet, a ka ligje , a ka hipokrat ne kte vend,"-shkruan qytetari për JOQ.
Qytetari e ka konstatuar këtë vjedhje pasi është larguar nga farmacia, por ka mbetur i tronditur nga fakti se si qytetarët vidhen edhe në ilaçet që i blejnë për hall.