BORSH- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit, ku një i ri është qëlluar me plumb në dorë teksa po pinte alkool në lokal me një shok. Bëhet fjalë për dy miq, të cilët po konsumonin alkool në një prej lokaleve të Borshit.
Blutë bëjnë me dije se falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe arrestuarin autorin e dyshuar, Hekuran Çelaj. Ky i fundit plagosi me armë zjarri Erald Shullazin, i cili ka marrë një plumb në pjesën e dorës ndërsa tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur në këtë ngjarje.
Njoftimi:
Borsh, Himarë/Falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, pas një konflikti të ndodhur në Borsh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ngjarja ka ndodhur në një prej lokalve të Borshit ku miqtë ishin duke konsumuar alkool. Pas një konflikti të çastit, në rrethana ende të paqarta, Hekuran Çelaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij, Erald Shullazi./ZËRI